Përfundon kuizi fetarë nga shoqata "Ditura" në Bujanoc
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës shoqata joqeveritare "Dituria" në Bujanoc ka realizuar kuizin fetarë për nderë të muajit të Ramazanit.Pjesëmarrës në kuizin e realizuar nga kjo shoqatë ishin nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” ku ishin të shpërndarë në shtatë grupe me nga pesë pjesëmarrës.
Finalist në kuizin islam ishin grupi “Horizonti Islam” si dhe “Hëna e re” dhe dueli final i kuizit dëshmoj përgatitjen e mirë të dy grupeve finaliste ku rezultati ishte i barabartë deri në fund të duelit, shkruna Titulli.com.
Si fitues në vendin e tretë i kuizit islam është grupi “Nur”, në vend të dytë u radhit grupi “Horizonti Islam” kurse fitues i garës është “Hëna e Re”.
Ekipi fitues u shpërblye me një çmim prej 10 mijë dinarëve gjithashtu këtij çmimi iu shtua edhe një shpërblim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ku ndarjen e çmimit e ka bërë kryetari i saj Shukri Ymeri./Titulli.com/